Shumė vajza do tė donin ta njihnin, ta takonin edhe pse jo
ta dashuronin. Meqėnėse i kėndon kaq shumė dashurisė, besohet
se di tė dashurojė ashtu si nė kėngė, dhe siē ėndėrrojnė
vajzat. por ja qė kėtej e tutje kjo do tu mbetet vetėm njė
obsesion, sepse Redonin prej tyre e ka zėnė frika . Kantautori
i cili njihet pėr dobėsinė qė kanė vajzat ndaj tij, ka marrė
shpesh nga bujaria e dashurisė sė tyren, deri diku e
parefuzuar. Por ja qė mungesa e reciprocitetit ka bėrė qė
padashur ai tė ndjeje neveri nga kėto tė dashuruara, qė nuk
mundet ti dojė , dhe mbėrrin momenti kur
Mjaft mė ! Gjithė
kjo pėrvojė, e mbledhur veēanėrisht nė adoleshencė i kanė
dhėnė atij mėsimin se vajzat e panjohura pėrbėjnė rrezik e,
mbi tė gjitha, rėnia nė dashuri me to ėshtė paksa e vėshtirė.
Nuk mė ka ndodhur ndonjėherė qė tė dashuroj vėrtet fanse
dhe, pėrderisa nuk i ndjej, nuk dua tė krijoj asnjė raport,
qoftė edhe tė vogėl me to, perveē respektit " thotė Redoni,
duke pohuar kėshtu lidhje tė dikurshme, por qė tashmė i ka
reduktuar veē nė miqėsi tė vjetra. Ndėrsa propozueset e reja
per njohje janė tė paracaktuara pėr tė qėnė thjesht tė
njohura, tė cilave nuk iu zgjatet shumė shoqėria. Sa pėr
dashuri me to as qė mund tė bėhet fjalė. tashmė ai ėshtė 30
vjeē dhe kanė kaluar kohėt kur fluturonte tėrė eufori pas
trilleve tė ėmbla dashurore.
Jam bėrė mjaft i kujdesshėm nė tė tilla gjėra , vijon
tregimin rreth jetės private kantautori. Problemi i tij mė i
madh pėr momentin nuk janė gocat por
ēunat. Domėthėnė ata qė
u rrinė nė krah fanseve tė Redonit. I qėllon qė duke kaluar
rrugės, ndoshta i pėrqėndruar se di ku, por patjetėr me njė
shikim tė butė e paqėsor prej artisti, rrezatimi i ngrohtė i
vėshtrimit ti pėrthyet nė sy mashkullorė plot shkėndija
urrejtjeje dhe sfide. Ajo qė mund tė kuptoj unė ėshtė se
ndoshta partneret e kėtyre ēunave shfaqin ndonjė simpat pėr
kėngėt e mija, apo pėr mua , thotė Redoni duke pėrkulur kokėn
me njė shprehje pafajėsie krejt fėmijėrore nė fytyrė Ndoshta
vajzat gjejnė diēka romantike, veēanėrisht tek tekstet e
kėngėve, dhe kjo i lidh shpirtėrisht , mendon ai.
Dhe mblidhen shumė shkaqe qė e shtyjnė pėr tė hequr dorė sė
shpejti nga romantizmi i tij i tepruar. Kėtėj e tutje ka
vendosur qė notat e trishtimit ti ketė mė tė pakta. Dhe njė
shkak pėr kėtė janė bėrė edhe njerėzit, tė cilėve, kėsisoj
Redoni iu pėrgjigjet me njė natyrė pak tė dobėt dhe fatkeqe,
kur e vėrteta nuk ėshtė aspak ashtu. Ai e di qė ėshtė mjaft i
ndjeshėm, por jo i dobėt. Kėshtu, paksa i latuar edhe nga
opinjoni, ai do tė pėrpiqėt tė forcohet mė shumė, por pa
rreshtuar sė shkruajturi pėr dashurinė. Sepse si pėr ēdo njeri
edhe pėr tė kjo ėshtė ndjenja mė e bukur njerzore.
Ka mbetur vetėm nami se jemi tė shthurrur. Unė kur lidhem
me dikė dhe jo vetėm unė. Por edhe shokėt e mi, jemi besnikė
, rrėfehet Redi. Ai thotė se dashuron, se ka njė mik e, dhe qė
ėshtė besnik ndaj saj. Madje del fare i sinqertė teksa thotė
se : Ka ndjerė disa herė, por asnjėherė dashuri tė madhe .
Megjithatė martesa ėshtė njė projekt qė i rri pėrherė e mė
shumė nė kokė. Ndjen pak frikė se mos ndoshta fėmijėt dhe
gruaja do tė jenė njė pėrgjegjėsi e madhe, qė do ta shkėpusė
disi nga krijimtaria, por megjithatė e di qė nuk mund ti
shmanget dot. Tashmė ai e sheh vehten nė njė moshė tė duhur
edhe pėr ngjarje tė tilla. Ėshtė i ndėrgjegjėsuar pėr kėtė por
fillimisht duhet tė krijojė disa kushte financiare, e
domosdoshmėrisht tė ketė njė shtėpi . Ndėrsa kush do tė jetė
gruaja e ėndėrrave tė djalit tė vetėm tė Makashėve, tė cilėt
ia shfaqin gjithmonė kėtė dėshirė tė birit, ai nuk thotė gjė,
vetėm se do tė mendohet shumė mirė pėr tė bėrė zgjedhjen e
duhur. Dhe, me sa duket, ajo nuk ka pėr tė qenė nga bota
artistike, pasi marrdhėniet nė kėtė fushė i paraqet thuajse tė
ndara nga njė hendek. Ai artistėve u qėndron paksa larg. Kjo i
vjen ngaqė ėshtė pak i mbyllur. Asnjėherė nuk ka pasur njė
lidhje dashurie me ndonjė artiste, duke mohuar kėshtu edhe ato
thashetheme qė qarkullojnė pėr dhembjen e dashurisė sė tij pėr
njė kėngėtare tė larguar jashtė Shqipėrisė
Tani ėshtė duke punuar pėr njė album tė ri, sė bashku me
Aleksandėr Gjokėn dhe Elton Dedėn, qė janė njėkohėsisht edhe
miqtė e tij mė tė mirė. Veē kėsaj edhe pėr nje album vetiak,
ku nė njė kėngė tė veēantė do tė pėrfshijė edhe
bashkėpunėtoren e tij tė hershme Mira Konēi. Kėngėt do tė jenė
tė gjitha thuajse tė reja. Por dyert e sponsorėve tė shumtė,
ku i ėshtė dashur tė trokasė, e kanė lodhur sė tepėrmi. Nė
Shqipėri nuk mund tė jesh njė artist i pasur. Sa herė
shkojmė jashtė na shohin mė sy lakmitarė, sepse kėngėtarėt
janė kudo tė pasur, por pėr ne sėshtė aspak ashtu , thotė
Redoni me keqardhje. Mjaft shqetėsuese mbeten disa probleme qė
nuk i mbart vetėm ai, por tė gjithė artistėt, si p.sh. e
drejta e autorit, radiot private qė nuk bėjnė asnjė reklamim
tė kėngės shqiptare, duke ua pakėsuar njohjen etj. Probleme
tani pėr tani ka me tekstin, sepse shqipja i duket shumė e
vėshtirė pėr tu pėrshtatur nė tekst. Megjithėse tekstet i
krijon vetė, ka vite qė leximin e ka braktisur. Dikur lexonte
shumė, por pėr fat tė keq tani po i ngjet e kundėrta. Punon
vazhdimisht dhe pauzat e pushimit nuk zgjasin mė shumė se njė
javė, por edhe kėto tė rralla. Pastaj nis sėrish puna. I ndodh
qė njė kėngė mund ti lindė nė kokė edhe diku larg pianos. E
mban mend dhe pastaj ulet mbi tastierė. E ndjen se ka shumė
pėr tė bėrė dhe profesionit tė tij nuk do ti ndahet kurrė,
sikur edhe Shqipėrisė.
Nėse lė takim me Redonin sigurisht qė do tė tė duhet
gjithmonė qė ta presėsh, sepse ai ka njė huq tė keq, vonesėn.
Edhe pse pėrpiqet e shtrėngohet maksimalisht qė tė vijė nė
kohė gjithmonė nuk ia arrin. Sapo e sheh tė zbresė nga makina
e tij e vogėl, me kuriozitetin e natyrshėm tė takimit nga
afėr, pavarėsisht se e njeh nėpėrmjet ekranit, vė re ēdo
detaj. Fillimisht dallon njė lloj hijeshije qė shoqėron
veprimet e zakonshme qė kryen. Tė bie nė sy veshja e tij
sportive, nje bluzė e bardhė pambuku dhe pantallonat e zeza
pak tė bollshme, gjithashtu sportive, me tė cilat duket se
ndihet komod. Flokėt e errėt, paksa tė dendur qė i bien mbi
fytyrė, ndoshta janė bojatisja e njė lloj hiri dhe e sadopak
misteri nė fytyrėn e tij. Pastaj afrohet me njė ecje tė
lirshme dhe pamje miqėsore, kerkon tė falur pėr vonesėn, pasi
fajin e kishte trafiku . Pastaj sinqeriteti e mund turpin
dhe del se veē trafikut ky ėshtė dhe njė nga huqet artistike
tė tij. Edhe kur kam qenė nė shkollė, gjithmonė shkoja me
pak vonesė dhe ky zakon mė ka mbetur edhe sot. Rropatem qė tė
jem nė orar dhe pėrsėri dėshtoj. Nė kėtė pikė jam i
pandreqahėm , shton Redi. Nė tė kuvenduar dallon njė ton
miqsor, xhentilesė tė natyrshme, thjeshtėsi dhe butėsi. Tė
krijon pėrshtypjen e njė djali tė qetė, pak tė tėrhequr qė nuk
hapet lehtė, qė krijon pauza pėrpara se tė pėrgjigjet, qė di
ti ruajė sekretet e tij. Nė ndryshim nga miqtė e tij mė tė
mirė, Sandri dhe Toni, ai nuk pi asgjė pėrveē lėngjeve
freskuese. Madje ndjehet i frustruar , sa herė qė ata pijnė
dhe kundėrmojnė era alkol. I cituar ndonjėherė si i suksesshem
me vajzat, ndoshta deri nė tepri, ke njė lloj paragjykimi ta
gjesh atė pamje qė ta jep kėtė domethėnie, duke shmangur paksa
ndonjė lloj ėngjėllėsie qė mund tė ketė pasur dikur. Por kėtij
dyshimi Redoni i pėrgjigjet me pamjen e njė fėmije tė
padjallėzuar, plot ideale. qė ende ėndėrron diēka tjetėr, larg
kotėsirave qė tė velin, njė dashuri tė madhe qė se ka gjetur
dhe kėngė mė tė bukura se ato qė ka krijuar.