Redoni dhe femrat
   Redoni nė Tetovė
Kėngėtari qė ndihet mė mirė nė Prishtinė se nė Tiranė
Redoni ndryshe. Ē‘i ndodh kėngėtarit...
Prapaskenat e njė fitoreje.
Intervistė pėr Albanian Network Group

 

    Intervistat

 PRAPASKENAT E NJĖ FITOREJE, REDON MAKASHI FLET PAS TRIUMFIT
 
A.Krasniqi, Klan nr 65 , 5 korrik 1998

Megjithse ėshtė i lodhur nga kėnga qė i ka dhėnė ēmimin dhe zhurma qė e shoqėroi atė, Redi ndjehet mirė. Pas 10 vjetėsh qė nga dalja e parė nė skenė, kėngėtari kurorėzohet ne koncertin Kėngėt e Stinės. Debati i zhvilluar rreth asaj se kush do ta merrte kėtė ēmim, rezultoi nė favor tė Makashit. Dhe ky 28 vjeēar, mė i qeti mė indiferenti

I qėndroi polemikave qė bėheshin nė Radio.  Ndoshta mund tė kishte fituar  “ Cokollata „ … “ Pse jo, ishte njė kėngė e mire „ – thotė ai pėr kėngėn e  “ Spirit Voice „  tė kompozuar nga Alban Karabashi. Dhe shton : “ Nuk di tė them se sa ėshtė ė vėrtetė ajo ēfarė qarkuöllon rreth Karabashit „. Por edhe Redoni ka pasur rastin tė dėgjojė pėr kartolinat qė vinin nė Radio me tė njėjtin shkrim, tė firmosura nga banorė tė qyteteve tė ndryshėm dhe qė pikėn e tyre ia jepnin kėngės sė  “ Spirit Voice „ … Vetėm kaq. Mė shumė ai nuk do tė komentojė.

… “ Kėngėt e Stinės „ u zhillua pak ditė para nisjes sė kampionatit botėror. Dy netė rradhazi u trasmetuan kėngėt prej tė cilave do tė dilte njė fituese e vetme. Kėsaj here jo njė juri, por vota spektatorėsh do tė gjykonin kėngėn mė tė mirė. Kėshtu u mendua qė tė priteshin nė Radio Tirana, letra dhe kartolina nga dėgjuesit. Kėta tė fundit do tė jepnin pikėn e tyre pėr kėngėn e preferuar. Ndėrsa ēdo ditė vinin letra ne Radio, Alban Karabashi, kompozitori i kėngės “ Cokollata „ , ngriti pretendimin se po manipuloheshin votat e dėgjuesėve. Sipas tij “Cokollata“, ishte marrė me sy tė keq. Dhe shak pėr kėtė ishte bėrė njė incident i ndodhur nė festival “Orkestra Jess e la koncertin nė mes e meqė ka njė lidhje mes “ Spirit Voice „ Karabashit e Jess atėhėrė nisi hakmarrja nga ana e Radios „ – thotė Karabashi. Polemika pa fund mes Radio Tiranės dhe Alban Karabashit … Ndėrsa kompozitori i “Spirit Voice“ akuzon, tė njėjtėn gjė bėjnė edhe drejtuesit e Radios. “ Ai ka shkruar letrat vetė shumė nga letrat qė pikėt e tyre ia jepnin “Cokollatės “. duke shtuar se shumė nga letrat kishin shkrim tė njėjtė megjithėse mbanin adresat e qyteteve tė ndryshme.

Megjithatė rezulton se kėnga mė e mirė ishte “ Pėrse mė bėrė tė urrej „ e Redon Makashit. Kėshtu u tha se konkludoi dėgjuesi nėpėrmjet letrave nė Radio.

“ Pėrse mė bėre tė urrej „ ? nė fakt kėnga qė fitoi nuk ka tė bėjė mė urrejtje mes pretendentėsh. Padyshim qė Makashi nuk mund tė urrejė askėnd, sė paku tani nga poziat e fituesit.

Ėshtė ēėshtje parash. Martin Leka, drejtor nė Radio Tirana kishte parashikuar : “ Do tė kemi probleme, tė gjithė do tė duan tė marrin ēmimin „. Dhe ashtu ndodhi realisht. Pati probleme, pati deklarata e kundėrdėklarata. Akuza pėr manipulime, akuza pėr marrje inat, madje, fare pak ditė para shpalljes sė fituesit tė “ Kėngės sė Stinės „ njėri prej konkurrentėve tė kėtij edicioni, “ shpalli luftėn „ : “ Radio Tirana ėshtė manipuluar „. Nė kėtė institucion tė medias elektronike nxituan pėrgjigjjen : “ Karabashi po bėn makinacione pėr tė fituar me ēdo kusht „. Si pėrfundim kėnga e “Spirit Voice „ nuk fiton. Tashmė, njė javė pas shpallje sė fituesit ( Makashi ende nuk i ka marrė lekėt e ēmimit ), tė gjithė pretendentėt tė diskutuar si tė tillė apo tė vetėdeklaruar si tė tillė, kanė dalė nga fusha e lojės. Kanė mbetur vetėm dy. Njėri ėshtė Karabashi, njeriu qė nuk pėrton tė ngrejė zėrin, deri dhe tė organizojė konferenca shtypi, mjaft qė “ Tė dalė e vėrteta nė shesh „. Tjetri ėshtė Makashi, paqėsori, njeriu qė terhiqet pėrpara mendimit tė bashkėbiseduesit pasi “ ka edhe ai tė drejtėn e tij „. Por qė megjithatė nuk nguron tė tregojė se ē‘po ndodh me tė pas fitores.

 

Tani keni nė dorė 2 milionė lekė si fituesi i “ Kėngėt e Stinės „ …

Ed
he nuk i kam marrė ato, madje nuk jam i sigurtė nėse do tė mundem ti marr tani shpejt. Kam idenė se nuk mund tė ndodhė ndryshe , si gjithmonė nė kėto raste, duhet tė kalojė disa kohė derisa ato lekė tė jenė nė dorėn time .

 

Herėt a vonė do t‘i merrni, pėr se do ti pėrdorni ?

Do blej njė tastjerė.

 

Sė paku ky ēmim, qė ju as e kishit imagjinuar, po ju vlen pėr diēka.

Nė njėfarė mėnyre. Njė tastierė kushton shumė mė tepėr se sa lekėt qė mė jep mua ēmimi.

 

Po nėse ēmimin do ta kishte fituar dikush tjetėr ?

Jam indiferent

 

Nuk ju bėn pėrshtypje nėse dikush tjetėr ju bėn njė padrejtėsi ?

Padrejtėsisht ? Nė kėtė rast, padyshim qė do tė mė bėnte pėrshtypje. Nuk mė vjen mirė kur vlerėsohen ata qė nuk e meritojnė. Madje ēuditem qė ka shumė nga ata qė pėrpiqen tė kėndojnė dhe pamvarėsisht se nuk ia arrijnė kanė zėnė vend mes kėngėtarėve.

 

Kush janė kėta ?

Por kėtė e ka tė thjeshtė ta kuptojė edhe njė publik i paspecializuar. Tė gjithė e dinė mirė se kush janė ata qė dalin nė skenė pėr tė kėnduar e kush ēirret dhe mė shumė e ka mendjen qė luku tė jetė sa mė i pranueshėm pėr skenė, tek lėvizjet qė nuk kanė lidhje me tė kėnduarit …

 

A mund tė ndodhė qė kjo kategori njerėzish qė dalin nė skenė kot, t‘ju prishė punė kėngėtarėve tė tjerė ?

Nuk besoj, puna ėshtė tek paturpėsia e tyre pėr t‘a renditur veten me elitėn.

 

Po elita cila ėshtė ?

Unė vlerėsoj Aleksandėr Gjokėn, ka dhe shumė tė tjerė padyshim.

 

Gjoka ėshtė miku juaj, a mos jeni subjektiv ?

E pamundur. Vokali i tij nuk ka nevojė tė vlerėsohet nisur nga miqtė.

 

Koncerte tė ndryshme gjithashtu ju japin para. Tė gjitha bashkė, shumė mė tepėr se sa njė ēmim. A jeni i pasur ?

Nuk ka artistė tė pasur nė Shqipėri.

 

Asgjė nuk ju sigurojnė koncertet ?

Shpresoj, qė prej kėtyre koncerteve tė blej njė shtėpi. E kam prej kohėsh kėtė dėshirė, por nuk kam mundur ende ta realizoj. Edhe unė kam humbur shumė para nė firmat piramidale. Tani mė duhet t‘ia nis nga e para.

 

Kur ta keni kėtė shtėpi do tė trasferoheni atje bashkė me prindėrit ?

Jo, ajo do tė jetė shtėpia ime. Ndoshta do tė jetoj vetėm, ndoshta me njė shoqe, ende nuk kam vendosur diēka pėr kėtė. Ka kohė pėr tė menduar.

 

Prindėrit tuaj nuk kanė ndonjė kundėrshtim ?

Nė kėtė rast ata e kanė kapėrcye xhelozinė. Kemi biseduar pėr kėtė dhe kemi rėnė dakort.

 

Xhelozė pėr ēfarė janė prindėrit ?

Pėr miket e mija, sidomos mamaja. I duket sikur askush nuk ka tė drejtė tė mė ketė pėrveē asaj.

 

Asgjė nuk i thoni asaj pėr miket tuaja ?

Asaj nuk i pėlqen tė dijė.

 

Po babai ?

Babai im ėshtė shumė i sertė.

 

A janė tė kėnaqur prindėrit nga karriera e juaj artistike ?

Mė duket se po, megjithėse asnjėherė nuk e thonė kėtė.

 

Po ju vetė ?

Di tė bėj atė qė mė pelqen madje mė kėnaq. Nė ēdo kohė, nė ēdo gjendje, muzika ėshtė kisha ku falem.

 

Po tė ishit kėngėtar qė do tė jetonit diku tjetėr nė Europė do tė kishit nga puna edhe kėnaqėsinė e shpėrblimit material …

Ndoshta, por mua nuk mė pėlqen tė iki jashtė shtetit. Atje ėshtė njė botė tjetėr, mentalitet tjetėr. Unė jam mėsuar kėtu, nuk bėj dot ndryshe.

 

Keni frikė nga ndryshimet ?

Shumė frikė nga ndyshimet. Mė duket sikur do tė mbetem pas. Mė shkakton ankth kjo gjė.

 

Njė gjė ndryshe ishte pėr ju edhe marrja e njė ēmimi nė Festival …

Po, dhe ndoshta prej kėsaj pata njė emocion tė ēuditshėm, tė paprovuar.

 

Po tani… ju presin pushimet ?

Ajo qė bluaj tani ėshtė recitali im.